Gaza qendrore është nën bombardimet e rënda izraelite
Që prej miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, ka pasur një rritje të bombardimeve ajrore në Gazën qendrore.
Gjatë natës, më shumë zona të banuara në qytetin Deir el-Balah, ku njerëzit nga vende të tilla si kampet e refugjatëve Bureixh dhe Nusejrat u urdhëruan të evakuoheshin, u bombarduan rëndë, duke u shkatërruar mjaft shtëpi.
Të paktën 40 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në zonën qendrore Rripin të Gazës që nga mbrëmja e djeshme.
Deri më tani po vazhdojnë ende kërkimet për personat nën rrënoja.
Përgjatë anës lindore të Rripit të Gazës, ushtria izraelite vazhdoi të kryente rrafshimin e saj agresiv të tokave bujqësore dhe shkatërrimin e shtëpive në lindje të qytetit Khan Junis dhe në lindje të qytetit të Gazës, duke përfshirë lagjet Shuxhaije dhe Zejtun.