Dhjetor 25, 2023 07:43 Europe/Tirane
  • Dita e 80-të e luftës; Gaza ende është duke u bombarduar

Pavarësisht miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sulmet e regjimit izraelit në zona të ndryshme të Rripit të Gazës vazhdojnë.

Xhebalia në veri dhe Khan Junis në jug të Gazës janë ende në shënjestër të sulmeve të artilerisë së regjimit izraelit.

Në krimin e fundit të regjimit, rreth 25 palestinezë, duke përfshirë fëmijë, ranë martirë në zonën Ma‘an, në jug të qytetit Khan Junis.

Përveç kësaj, shkatërrimi i gjerë i infrastrukturës dhe shtëpive palestineze në Gaza e ka lënë zonën pothuajse të shkatërruar.

Mungesa e ujit, ushqimit dhe strehimit është një sfidë serioze për banorët e Gazës gjatë dimrit. Mungesa e ilaçeve dhe e artikujve mjekësorë ka bërë që spitalet e Gazës të përballen me një krizë të rëndë në ofrimin e shërbimeve për të plagosurit dhe të sëmurët.

Pavarësisht shkatërrimit të madh të shtëpive të banorëve të Gazës, ata nuk largohen nga kjo zonë dhe vazhdojnë t’i rezistojnë regjimit izraelit. Të jetuarit në një tendë pa kushte elementare dhe në dimrin e ftohtë me shi e borë tregon se vullneti i njerëzve nuk do të thyhet nga lufta dhe se Gaza do të mbetet e fortë.

Deri tani, më shumë se 20424 palestinezë janë vrarë në Gaza dhe 303 në Bregun Perëndimor, por numri i të vdekurve në Izrael është 11139.

 

Tags