Dhjetor 26, 2023 08:34 Europe/Tirane
  • Masakra në Gaza, 70 të vrarë nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve

Të paktën 70 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve al-Maghazi, të cilin një zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë e përshkruan si një ‘masakër’.

Në një video të postuar në Instagram, Sanad tregoi dhjetëra trupa të grumbulluar jashtë Spitalit “Dëshmorët e Al-Aksasë” si rezultat i sulmit në al-Maghazi.

Në video thuhej se 68 persona nga një familje u vranë gjatë një sulmi të vetëm.

Zyrtarët e shpëtimit dhe kuadri mjekësor kanë frikë se numri i të vdekurve prej 70 mund të rritet, me dhjetëra të tjerë që thuhet se janë varrosur nën rrënoja dhe disa janë dërguar në spitalin më të afërt me lëndime të rënda.

Më shumë se 20,400 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori.

 

Tags