Dhjetor 26, 2023 08:49 Europe/Tirane
  • I mbijetuari: Sulmi i Izraelit në kampin al-Maghazi, shfarosje e plotë dhe e vërtetë

Një i mbijetuar i sulmit ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Maghazi, i cili vrau më shumë se 70 njerëz, e ka përshkruar bombardimin si “shfarosje të plotë dhe reale të një blloku banimi”.

“Ka shumë familje që kanë jetuar këtu në bllokun e banimit dhe ka njerëz të zhvendosur nga zona të tjera, por ky vend dëshmoi atë që njerëzit nuk mund të duronin dhe ne vazhdojmë të kërkojmë nën rrënoja me duar sepse nuk ka pajisje”, tha Abu al-Eis për rrjetin televiziv Al-Jazeera.

Abu al-Eis shtoi se shumë prej tyre ishin zhvendosur nga Medinat az-Zahra në kampin al-Maghazi për shkak të bombardimeve izraelite, vetëm që ata të ishin tanimë dëshmitarë të një masakre.

Bara’a, një fëmijë i cili gjithashtu i mbijetoi sulmit, tha: “Shtëpia jonë u bombardua ndërsa unë isha ulur në rrënojat e saj, dëgjova zhurmën e shpërthimit dhe isha me babanë tim.”

Të paktën 70 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve al-Maghazi, të cilin një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze e përshkruan si ‘një masakër’.

Më shumë se 20400 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite që prej 7 tetorit.

 

Tags