Dhjetor 28, 2023 08:23 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakiane godet objektivin jetik izraelit në lartësitë e pushtuara të Golanit

Rezistenca Islamike e Irakut ka nisur dy sulme të ndara kundër objektivave izraelite në Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit dhe në Irakun verior.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten herët në mëngjes, grupi njoftoi se kreu një operacion kundër një objektivi ‘jetik dhe kyç’ në jug të vendbanimit “Eliad” të regjimit izraelit në Golanin e pushtuar.

Disa raporte thanë se një bazë izraelite dronësh ishte në shënjestër të sulmit.

Rezistenca, një grup ombrellë luftëtarësh antiterror, tha se e kreu sulmin duke përdorur ‘armë të përshtatshme’ në mbështetje të Rripit të Gazës, i cili ka duruar 82 ditë të një lufte të pandërprerë gjenocidale izraelite.

Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se një “dron kamikaze” kishte goditur një ndërtesë të vendosur në Golanin jugor.

Kanali 12 i Izraelit pretendoi se nëse konfirmohej se operacioni me dron e kishte origjinën nga Siria, do të ishte hera e parë që nga fillimi i luftës në Gaza që ndodhte një sulm i tillë.

Grupi irakian tha gjithashtu se kishte vënë në shënjestër një ‘qendër teknike dhe spiunazhi’ që i përkiste regjimit izraelit në verilindje të qytetit Erbil, kryeqyteti i rajonit të Kurdistanit në Irakun verior.

Grupi irakian antiterror ka sulmuar objektiva që i përkasin regjimit izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga 7 tetori, kur Tel Avivi filloi luftën në Gaza me mbështetjen e palëkundur ushtarake dhe politike nga Uashingtoni.

Objektivat izraelite përfshinin portin Eilat që ndodhet në pjesën më jugore të territoreve të pushtuara palestineze dhe fushën e gazit Karish në Detin Mesdhe.

Që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza, rezistenca irakiane ka kryer më shumë se 100 operacione kundër forcave pushtuese amerikane në rajon.

 

Tags