Dhjetor 31, 2023 09:42 Europe/Tirane
  • Sulmet e reja të Izraelit lanë 25 palestinezë të martirizuar

Sulmet izraelite në pjesët jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës lanë të vdekur 25 persona.

Për shkak të sulmeve të artilerisë dhe sulmeve ajrore të regjimit izraelit mbi shtëpitë e njerëzve në kampet al-Nusairat dhe al-Maghazi, dhe në distriktin al-Zawayeda të shtunën mbrëma, në qendër të Gazës dhe në Rafah në jug të Gazës, mbetën. dëshmorë 25 persona

Të paktën 12 persona, shumica prej tyre fëmijë, ranë dëshmorë vetëm në një vend, nga bombardimi i shtëpisë së Abu Xhumuas në Gazën qendrore.

Gjithashtu, ushtarët izraelitë bombarduan zonat jugore të qytetit Khan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Numri i njerëzve të martirizuar gjatë sulmeve të regjimit izraelit në enklavë i kaloi 21300. Gjithashtu, janë plagosur mbi 55600 palestinezë.

Më 7 tetor Rezistenca Palestineze kreu Operacionin “Stuhia Al-Aksa” mbi forcat e regjimit izraelit në përgjigje të krimeve të përditshme të regjimit kundër popullit palestinez gjatë 75 viteve të pushtimit të Palestinës që nga viti 1948.

I hutuar me goditjen e pariparueshme ndaj forcave të inteligjencës dhe atyr ushtarake që pësoi nga operacioni i 7 tetorit, Izraeli po lufton për të kompensuar disfatën.

 

Tags