Janar 02, 2024 11:19 Europe/Tirane
  • Irani shpreh kënaqësinë për përparimin në bisedimet mes Jemenit dhe Arabisë Saudite

Të hënën, Ministri i Jashtëm iranian zhvilloi në Teheran një takim me zëdhënësin dhe kryenegociatorin e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, duke shprehur kënaqësinë e Iranit për përparimin në bisedimet midis Jemenit dhe Arabisë Saudite.

Në takim, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ripohoi mbështetjen e Iranit për paqen në Jemen. Ai shprehu, gjithashtu, kënaqësinë për përparimin në bisedimet midis Jemenit dhe Arabisë Saudite, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit do të mbështesë gjithmonë vullnetin e popullit jemenas.

Shefi i diplomacisë iraniane falënderoi më tej lëvizjen Ansarullah të Jemenit që nuk kurse asgjë të shtrenjtë për popullin e shtypur palestinez.

Nga ana e tij, kryenegociatori i qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme politike të Republikës Islamike të Iranit për frontin e Rezistencës.

Gjithashtu, Abdul-Salam e informoi ministrin Amir-Abdollahian mbi zhvillimet e fundit të paqes në Jemen.

 

Tags