Janar 13, 2024 07:50 Europe/Tirane
  • Izraeli urdhëroi ‘Direktivën Hannibal’, për vrarë njerëzit e vet të mbajtur rob më 7 tetor

Izraeli urdhëroi forcat e tij ushtarake të zbatojnë një procedurë të diskutueshme, e cila lejon vrasjen e civilëve dhe ushtarëve të vet të mbajtur rob, pasi u kapën nga operacioni i paprecedentë i Hamasit më 7 tetor, ka zbuluar një hetim i ri.

Procedura, e njohur si ‘Direktiva Hannibal’, është një protokoll ushtarak izraelit që përcakton përdorimin e forcës maksimale për të parandaluar kapjen e ushtarëve me çdo kusht - madje edhe me koston e vdekjes së ushtarit.

Edicioni hebraik i gazetës izraelite Yedioth Ahronoth shkroi të enjten se në ditën e Operacionit “Stuhia Al-Aksa” të Hamasit, ushtria izraelite “urdhëroi të gjitha njësitë e saj luftarake në praktikë që të përdorin ‘Procedurën Hannibal’ edhe pse pa e përmendur qartë këtë me emër”.

Urdhri ishte që “të ndalohej me çdo kusht çdo përpjekje” e luftëtarëve të Hamasit për t’u kthyer në Gaza, edhe pse ata mund të mbanin robër.

Sipas një gazete tjetër izraelite, Times of Israel, Protokolli i Hanibalit “i lejon ushtarët të përdorin forca potencialisht masive për të parandaluar që një ushtar të bjerë në duart e armikut”.

“Kjo përfshin mundësinë e rrezikimit të jetës së ushtarit në fjalë për të parandaluar kapjen e tij.”

Gjatë operacionit të Hamasit kundër territoreve të pushtuara, Lëvizja e Rezistencës kapi me sukses një numër të madh të forcave dhe kolonëve izraelitë.

Sipas Yediot Ahronoth, “nuk është e qartë se sa prej atyre robërve u vranë nga forcat izraelite gjatë operacionit”.

“Një javë pas operacionit kundër Izraelit, shkruan gazeta, ushtarët izraelitë kontrolluan rreth 70 automjete që kishin mbetur në zonën midis territoreve të pushtuara dhe Rripit të Gazës”.

“Këto janë automjete që nuk arritën në Gaza, sepse gjatë rrugës u qëlluan nga një helikopter luftarak, një raketë antitank ose një tank, dhe, të paktën në disa raste, të gjithë në automjet u vranë”.

Më herët në nëntor, një pilot i forcave izraelite tha gjithashtu se ushtria zbatoi Protokollin Hannibal gjatë operacionit të Hamasit për të parandaluar marrjen e tyre si pengje në Gaza.

Edhe një gjeneral-brigade izraelit, Barak Hiram, i tha gazetës New York Times se ai dha urdhër që një komandant tanku të hapte zjarr më 7 tetor, në një shtëpi në Kibbutz Be'eri për të vrarë luftëtarët e Hamasit, edhe pse 14 robër izraelitë ishin barrikaduar brenda shtëpisë.

“Negociatat kanë përfunduar. Depërto, madje edhe me koston e viktimave civile!”, i tha Hiram komandantit të tankeve.

Me përjashtim të robërve, të gjithë të tjerët u vranë, duke përfshirë binjakët 12-vjeçarë Liel dhe Yanai Hetzroni, sipas raporteve të mëparshme. Trupat e tyre u dëmtuan aq shumë dhe u dogjën, saqë u deshën disa javë për t’i identifikuar.

Raportet tani ngrenë pikëpyetje në lidhje me vdekjen e shumë pengjeve izraelitë, të cilët fillimisht u supozuan të zënë rob nga Hamasi, por trupat e të cilëve u zbuluan më vonë pranë kufirit me Gazën.

Regjimi thotë se rreth 1200 izraelitë u vranë më 7 tetor.

Pas operacionit “Stuhia Al-Aksa”, i cili u krye në përgjigje të fushatës së pandërprerë të regjimit të gjakderdhjes dhe shkatërrimit kundër palestinezëve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi forcat e tij ushtarake të sulmonin Rripin e rrethuar të Gazës me një forcë “si kurrë më parë”.

Lufta brutale në territorin e rrethuar ka vrarë deri më tani mbi 23700 njerëz, më shumë se 10000 prej të cilëve fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Më shumë se 60 mijë palestinezë janë lënduar gjithashtu.

 

Tags