Janar 14, 2024 08:15 Europe/Tirane
  • Spitalet e Gazës në gjendje kritike pas 100 ditësh agresioni dhe gjakderdhjeje

Lufta në Gaza ka hyrë në ditën e saj të 100-të. Sulmet e ushtrisë sioniste vazhdojnë në zona të ndryshme të Rripit të Gazës dhe gjendja e spitaleve është kritike.

Sipas agjencisë së lajmeve Iranpress, pas 100 ditëve të luftës së Gazës, përveç përhapjes së shkatërrimit dhe rritjes së numrit të vrasjeve të palestinezëve, gjendja e spitaleve dhe mungesa e ilaçeve, pajisjeve mjekësore, karburantit, ushqimit dhe strehimit është bërë jashtëzakonisht kritike.

Për shkak të mungesës së karburanteve, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, gjendja e Spitalit “Martirët e Al-Aksasë” në Deir al-Balah, në qendër të Gazës është bërë kritike dhe funksionimi i këtij spitali është duke u ndalur.

Shëndeti dhe jeta e foshnjave palestineze në repartin e fëmijëve të Spitalit “Martirët e Al-Aksasë” raportohet të jetë jashtëzakonisht kritike për shkak të mungesës së karburantit dhe mungesës së energjisë elektrike të mjaftueshme dhe me kohë të plotë.

Pamjet e publikuara tregojnë se reparti i fëmijëve në Spitalin “Martirët e Al-Aksasë” është në errësirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe jeta e foshnjave palestineze është në rrezik.

 

Tags