Rajoni
-
Serbët i frikësohen fuqizimit të Ushtrisë së Kosovës
Dhjetor 22, 2021 20:21Gazeta serbe Novosti jep alarmin se shqiptarët po fuqizohen dhe se ushtria e Kosovës po forcohet përmes parave të emigrantëve.
-
Samiti I Open Ballkan në Tiranë
Dhjetor 22, 2021 10:41Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiç i dhanë një shtysë të re Ballkanit të hapur. Bllokadës së BE për produktet blegtorale nga vendet e rajonit iu dha përgjigje me një nisëm rajonale.
-
Përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave në Brezovicë, ja pse u arrestua ish-kryetari i koumnës
Dhjetor 22, 2021 06:37Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se në aksionin “Brezovica” janë arrestuar 10 persona nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit. Mes të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, për të cilin Prokuroria po dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.
-
BE-ja del pro ‘Open Balkan’
Dhjetor 21, 2021 17:44Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dalë haptas pro nismës së “Open Balkan”.
-
Protesta anti-Vuçiç, digjet flamuri serb në bulevard
Dhjetor 21, 2021 09:07Protestues të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë djegur një nga flamujt serbë të vendosur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në kryeqytet dhe kanë dëmtuar disa të tjerë.
-
Omicron: Kosova ende pa përgjigje për mostrat e dërguara në Gjermani
Dhjetor 21, 2021 06:54Prishtinë - Kosova pret që deri në fund të muajit dhjetor të pranojë rezultat e mostrave të dërguara jashtë vendit, për të parë nëse ato janë pozitive për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.
-
Ivica Daçiç e pranon: Serbia e propozoi ‘Ballkanin e Hapur’
Dhjetor 20, 2021 13:43Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë. Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.
-
Një viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Dhjetor 20, 2021 10:40Në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 12 raste të reja me coronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1,679 personave, njofton Ministria e Shëndetësisë.
-
Një shtet është i gatshëm të njohë Kosovën falë punës sime’, Behgjet Pacolli letër publike Kurtit
Dhjetor 20, 2021 07:39Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka drejtuar publikisht një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku i thotë se një shtet, emrin e të cilit nuk e përmend, është i gatshëm ta njohë Kosovën.
-
Presidenti kroat anulon vizitën në Bosnje shkaku i sigurisë
Dhjetor 19, 2021 20:21Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar vizitën e tij të planifikuar për sot në Bosnje e Hercegovinë shkaku i sigurisë ka njoftuar zyra e tij. Milanoviq kishte planifikuar vizitën në Luginën Lashva për 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”. Vendimi për anulim është bazuar në vlerësimin e sigurisë thuhet në njoftim.