Durrësi shpall moskompetencën, dosja kokaina i kalon SPAK
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për dosjen hetimore të kokainës që u kap në Portin e Durrës disa ditë më parë.
Dosja hetimore për 11.6 kg kokainë që u kapën në një kontejner me banane në Portin e Durrësit i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kujtojmë se këtë të premte Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Bajron Gumenin i cili është administrator i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerin e së cilës u kapën 11.6 kg kokainë.
Gumeni u arrestua dy ditë më parë në Portin e Durrësit, ndërsa është shprehur se nuk ka pasur lidhje me drogën e kapur dhe se kompania e tij ka porositur vetëm banane. Në lidhje me sasinë e kapur të lëndës narkotike është arrestuar edhe një punonjës, Jurgen Osmani.
Sipas informacioneve ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga Porti i Pireut dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit më 11 korrik, ndërsa ngarkesa vinte nga Ekuadori./SYRI