Dhjetor 04, 2023 10:17 Europe/Tirane
  • Si sot, më 4 dhjetor 1912, u themelua qeveria e parë shqiptare

Si sot, 111 vjet më parë, më 4 dhjetor 1912, u themelua qeveria e parë shqiptare.

Në këtë datë historike, Kuvendi i Vlorës zgjodhi ekzekutivin e parë me në krye Ismail Qemalin, i cili asokohe kishte edhe funksionin e ministrit të Jashtëm. Kjo qeveri e re kishte në përbërje të saj 10 ministra, veprimtarë të shquar të lëvizjes patriotike në Shqipëri.

Në kabinetin e kryeministrit të Pavarësisë, qendronin:

Dom Nikoll Kaçorri si zëvendëskryeministër, Mufit Libohova si ministër i Punëve të Brendshme, Lef Nosi si ministër i Postë-Telegrafave, Abdi Toptani si ministër i Financave, Mit’hat Frashëri si ministër i Punëve Botore, Mehmet Pashë Dërralla si ministër i Luftës, Luigj Gurakuqi si ministër i Arsimit, Pandeli Cale si ministër i Bujqësisë dhe Petro Poga, ministër i Drejtësisë.

Bashkëlidhur, foto e godinës ku u mblodh Qeveria e Përkohshme pas shpalljes së Pavarësisë, foto e një grupi personalitetesh, siç janë: Lef Nosi, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, të cilët kanë qenë anëtarë të ekzekutivit të drejtuar nga Ismail Qemali. Po ashtu, fragmente nga fjala e Qemalit në një miting në Vlorë më 21 tetor 1913, ku flet mbi politikën e brendshme e të jashtme të ndjekur nga qeveria./Syri

 

Tags