Protesta e opozitës: Rama blindon kryesinë e Kuvendit
Dhjetor 18, 2023 10:34 Europe/Tirane
Këto pamje tregojnë se si është blinduar kryesia e Kuvendit në pritje të nisjes së protestës së opozitës.
Disa orë përpara nisjes së protestës, forca të shumta janë vendosur përpara Kuvendit.
Opozita po kërkon të drejtat e saj kushtetuese.
Ajo ka protestuar prej javësh në Kuvend, ndërsa tani ka kërkuar që edhe qytetarët t’i bashkohen protestës.
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pasi Edi Rama blindoi kryesinë e Kuvendit.
Berisha shkruan se Rama është i tmerruar.
“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij!
Betejë pa kthim!
Rroftë Opozita,” shkruan Berisha.