Kuçovë, përplasja për burimin e Sinecit kthehet në luftë mes Lumasit dhe Policisë
Pëshkallëzohet konflikti mes tyre, gjymtyrë të thyer, kërcënime me jetë dhe dhunë. Bashkia dhe firma Salillari në SPAK, firma përpiqet të fshehë gjurmët duke zhdukur provat e punimeve në zonë, banorët nuk lejojnë të lëvizet asgjë.
Burimi i Sinecit është kthyer në një mollë sherri mes banorëve, policisë, firmës Salillari dhe bashkisë Kuçovë.
Një javë pasi çështja ka kaluar në SPAK dhe kur priten ekspertë për të parë në zonë punimet dhe burimin, firma Salillari kalluar të shkulë tubat e vendosur gjatë këtyre dy muajve, për të zhdukur çdo provë të punimeve në këtë zonë.
Këto veprime që po kryhen edhe gjatë natës kanë irrituar banorët e Lumasit, të cilët kanë vijuar me protestat e tyre,duke bllokuar përpjekjet e firmës për zhdukjen e provave në zonë.Edhe këtë herë policia ka qënë në krah të firmës dhe bashkisë,duke dërguar në fshatin Lumas rreth 150 policë, të cilët kanë dhunuar dhe u kanë thyer krahët banorëve.
Banorët shprehen se firma Salillari,e mbrojtur nga policia që po dhunon banorët, po përpiqet të zhdukë provat e punimeve në burimin e Sinecit, pasi pritet që në zonë të fillojnë inspektimet dhe verifikimet nga ana e SPAK.
Banorët tregojnë se si janë rrahur e dhunuar nga policia, madje njëri prej banorëve Resul Sulollari tregon sesi policia e ka marrë zvarrë dhe i ka thyer krahun dy ditë më parë.Sulollari akuzon madje edhe mjekët ligjorë në Kuçovë si bashkëpunëtor me policinë e bashkinë e Kuçovës,që po e sorollasin dhe nuk po i japin asnjë raport mjeko-ligjor për dhunën dhe thyerjen që ka pësuar.
Avokati në mbrojtje të banorëve Arben Llangozi,është shprehur për mediat se ka prova dhe fakte të pakundërshtueshme të lidhjeve korruptive midis krerëve të lartë ty policisë dhe firmës Salillari.
Avokati Llangozi ka deklaruar se dhuna që po ushtrohet mbi banorët do të marrë ndëshkimim e merituar. Ai tregon se,aferat korruptive që po kryhen në burimin e Sinecit janë denoncuar tashmë në SPAK dhe ky fakt ka shqetësuar jo vetëm firmën për edhe policinë,drejtuesit e të cilës-sipas Llangozit-janë kapur e filmuar duke drekuar me Salillarin në shtëpinë e tij.
Beteja e banorëve dhe protestat e tyre për burimin e Sinecit vijojnë prej 3-muajsh,ndërkohë që sot banorët janë ngjitur në shenjë proteste mbi burimin e Sinecit,ku kanë deklaruar se nuk do lejojnë askënd që ta prekë atë./SYRI