Gusht 03, 2021 14:51 Europe/Tirane
  • Aksioni/ Shpata, fishekë, drogë dhe uniforma policie brenda në lokal, në pranga pronari

Makineta të lojërave të fatit, kanabis, armë dhe municione luftarake u sekuestruan në një lokal në lagjen nr. 15 në Durrës.

Për këtë u arrestua pronari i lokalit, 37-vjeçari me iniciale D.K. Policia njofton se gjatë kontrollit në ambientet e këtij lokali, u gjetën kanabis, vepra arti me vlera historike, krehër arme dhe municion luftarak.

Ndër të tjera u gjetën dhe armë të ftohta, thika dhe shpatë, uniforma policie dhe simbole të tjera të policisë së shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në një ambient në lagjen nr.15, Durrës, në pronësi të shtetasit D. K., 37 vjeç.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati. 

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, “Organizmi i lotarive të palejuara”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. /syri