Gusht 06, 2021 06:54 Europe/Tirane
  • Zjarrfikësit në Vlorë nuk marrin orët shtesë, paralajmërojnë protestë

Vlora është rajoni më i goditur nga zjarret gjatë dy javëve të fundit. Pavarësisht se duhet të përballen me ferrin çdo ditë, zjarrfikësit e Vlorës nuk paguhen për orët shtesë.

Sipas SYRI TV, edhe pse janë në punë për 24 orë, ata nuk i kanë marrë pagesat.

Burimet brenda repartit të zjarrfikësve në Vlorë paralajmërojnë se do të ngrihen në protestë nëse nuk i marrin orët shtesë në vijim.

Sipas tyre, këto situata janë të vazhdueshme./Syri