Gusht 13, 2021 12:07 Europe/Tirane
  • Pas tre muajsh përgjime, arrestohen në një lokal në Peshkopi 4 shpërndarës droge

Pas tre muajsh hetime, Policia e Dibrës ka zhvilluar operacionin e koduar "Eklipsi” kundër drogës. Policia ka arrestuar katër persona që shpërndanin kokainë dhe kanabis dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

U arrestuan D. K, 21 vjeç, E.N, 24 vjeç, K.K, 36 vjeç dhe E.Sh, 40 vjeç  të gjithë banues në Peshkopi.   Gjithashtu u shpall në kërkim T. T., 23 vjeç.

Arrestimi  ndodhi në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza cannabis.

Policia sekuestroi 2 automjetet dhe 8 aparate celular, që përdornin të arrestuarit.   

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër./Syri