Gusht 17, 2021 17:24 Europe/Tirane
  • Një pjesë e afganëve do të strehohen në konviktet e “Qytetit Studenti”

Një pjesë afganëve që do vijnë në Shqipëri pritet të strehohen në konviktet e “Qytetit Studenti” në Tiranë.

Euroneës Albania mëson se studentët kanë nisur të zhvendosen prej atyre godinave, të cilat po bëhen gati për të pritur qytetarët nga Afganistani.Emigrantët politikë u larguan nga vendi pasi talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të Afganistanit. Studentët janë njoftuar mbrëmë nga kujdestarët se duhet të lirojnë dhomat brenda dy ditësh. Akomodimi i studentëve pritet të bëhet tek godinat e tjera, që aktualisht posedojnë kapacitete të lira.Teksa ka diskutuar me studentët, gazetarja Dorina Halili njofton se një pjesë e tyre nuk e ka pritur mirë urdhrin për t’u zhvendosur nga konviktet.Madje ka prej atyre, që thonë se janë lajmëruar me vonesë mbi vendimin, i cili i detyron të lënë ambientet e konvikteve.Paraprakisht raportohet se rreth 250 emigrantë politikë nga Afganistani do të mbërrijnë në Shqipëri brenda kësaj jave.Burime diplomatike thanë se grupi i parë i afganëve, që do strehohen në vend janë përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan.Ata do të mbërrijnë në Shqipëri bashkë me familjet e tyre, ndërsa për procedurat e akomodimit dhe strehimit të tyr do të kujdeset posaçërisht një ministër i kabinetit të qeverisë Rama./parstoday/