Gusht 19, 2021 12:44 Europe/Tirane
  • Shqipëria një kamp i madh/ Rama do të sjellë 30 mijë afganë

Edi Rama kërkon që të sjellë në Shqipëri, 30 mijë qytetarë afganë që do të ikin nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve.

Gazeta Panorama shkruan sot, se kaq është numri i refugjatëve për të cilët Rama ka kërkuar të marrë e ti sjellë në Shqipëri.

Përfaqësues të qeverisë shqiptare janë duke negociuar me UNHCR-në, agjencinë ndërkombëtare të refugjatëve për të përcaktuar sasinë e ndihmës për afganët që do të qëndrojnë në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq. Rama kërkon që ti mbajë afganët në Shqipëri me shpenzimet e vendit tonë dhe pa ndihma nga jashtë.

Totali prej 30 mijë afganësh, ku në përbërje të tyre do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, përkthyes, shoqërues të trupave amerikane dhe aleate në Afganistan dhe familjarët e tyre do të mbërrijnë në Shqipëri në periudha të ndryshme, në varësi të përpunimit të dokumentacionit për pajisjen e tyre me viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që dihet është fakti se ata do të qëndrojnë për një kohë jo të shkurtër në Shqipëri dhe se pjesa më e madhe e tyre do të vendoset në konviktet e Qytetit Studenti, i cili mund të  presë disa mijëra persona./SYRI