Gusht 19, 2021 20:40 Europe/Tirane
  • Rama nuk duron kritikat pasi nxori studentët në rrugë: Ju jeni turpi

Nxjerrja e studentëve nga godinat për të strehuar afganët dhe lumi i kritikave drejtuar Ramës dhe qeverisë së tij, ka bërë që ky i fundit të reagojë me sulm ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe nga ai.

Me një mesazh në Twitter ai i ka sulmuar të gjithë, duke i quajtur si turpi i shqiptarisë, të cilët ai beson se po e mbron.

Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë’, shkruan Edi Rama.

Më herët po me anë të një postimi në Twitter, ai u shpreh se populli shqiptar nuk duhet të harrojë se dikur ka qenë në pozitën e afganëve që po largohen nga vendi i tyre, pasi talebanët morën pushtetin./SYRI