Tre makina përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë-Milot, plagoset gruaja
Gusht 20, 2021 19:02 Europe/Tirane
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Lezhë- Milot, pranë Ishull Lezhës.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.
Automjetet janë goditur njëra pas tjetrës, në varg.
Për shkak të aksidentit, është bllokuar njëra anë e lëvizjes në autostradë./syri/