Gusht 20, 2021 19:02 Europe/Tirane
  • Tre makina përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë-Milot, plagoset gruaja

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Lezhë- Milot, pranë Ishull Lezhës.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Automjetet janë goditur njëra pas tjetrës, në varg.

Për shkak të aksidentit, është bllokuar njëra anë e lëvizjes në autostradë./syri/