Gusht 23, 2021 08:07 Europe/Tirane
  • Luftë me zjarrin tërë natën në pishat e Mallakastrës, Policia: I qëllimshëm

Riaktivizohet zjarri në fshatin Mjeshovë,zjarri është shtrirë drejt fshatit Metohë në kufi me Mallakastrën

Deri më tani janë shkrumbuar 7 ha me pisha e shkurre,në zonë zjarrëfikësit e Beratit dhe Mallakastrës. Mjetet nuk futen dot në zonë pasi terreni është tejet i vështirë e malor, njoftoi gazetarja e SYRI TV. 

Zjarri i rënë dje gjatë natës në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë, pasi u vu nën kontrroll nga zjarrëfikësit e Beratit,është riaktivizuar sërish në mbrëmje, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë që ndodhet në kufi me Mallakastrën./Syri