Gusht 23, 2021 13:17 Europe/Tirane
  • S'i ndali pandemia: 600 mijë pelegrinë drejt Teqesë së Kulmakut në Tomorr

Mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe mbarë bota kanë pushtuar malin e Tomorrit. Arrin në 600 mijë numri i pelegrinëve në ditët e pestë të festës. Pelegrinët: "Vijmë çdo vit në mal për t'u lutur për paqe e mirësi në familjet tona. Kryejmë ritet e festës e bëjmë kurban."

Ka shkuar në 600 mijë numri i pelegrinëve që janë bërë këtë vit pjesë e peligrinazhit në malit e shenjtë të Tomorrit.

Të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia por edhe nga shumë vende të botës, pelegrinët pasi kanë kaluar një natë në malin e Tomorrit kanë kryer edhe ritet e kësaj feste.

 

Mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe mbarë bota kanë pushtuar malin e Tomorrit. Arrin në 600 mijë numri i pelegrinëve në ditët e pestë të festës. Pelegrinët: "Vijmë çdo vit në mal për t'u lutur për paqe e mirësi në familjet tona. Kryejmë ritet e festës e bëjmë kurban."

 

Pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në malin e Tomorrit,për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit që janë: Tyrbja dhe Teqeja të cila ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.

Sipas traditës, peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet.

Me mbërritjen e tyre në mal, pelegrinët ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë,duke kryer jo vetëm kurbanin e festës por duke ngjitur me këmbë edhe majën e malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Edhe pse mendohej se pandemia do t'i frenonte pelegrinët këtë vit për t'u bërë pjesë e këtij peligrinazhi,që prej datës 19 që u shënua edhe nisja e pelegrinëve të parë drejt malit, numri i tyre deri më sot, në ditën e pestë të peligrinazhit, ka arritur në rreth 600 mijë, ndërkohë që festimet do të përfundojnë të mërkurën në mbrëmje./Syri