Gusht 23, 2021 18:48 Europe/Tirane
  • Nafta 'falas' për fermerët, ankesa në Fier, fermerët: Nafta po jepet me preferenca

Shumë fermerë në Fier nuk kanë përfituar naftë pa akcizë nga Ministria e Bujqësisë. Ata ngrenë akuza se nafta po jepet në mënyrë selektive për fermerët, ndërsa shprehen se kanë aplikuar rregullisht pranë drejtorisë së bujqësisë. Edhe fermerët që kanë përfituar naftë shprehen se ajo është e pamjaftueshme.

Shumë fermerë në fshatrat e Fierit, ankohen se nuk po përfitojnë nga skema e ndarjes së naftës pa akcizë në bujqësi. Fermerë të fshatit Hamil në Fier, treguan për Syri Televizion, se nuk kanë përfituar nga skema e naftës pa akcizë, pavarësisht se kanë aplikuar disa herë pranë drjetorisë së bujqësisë.

Sipas tyre, nafta po shpërndahen në mënyrë selektive për fermerët, ndërohë që për një pjesë tjetër tregojnë se nuk kanë përfituar naftë pa akcizë, pasi u kanë thënë se nuk plotësojnë sipërfaqen e tokës për të përfituar naftë.

Nga ana tjetër edhe fermerët që kanë përftuar nga kjo skemë, tregojnë se sasia që kanë marrë nuk mjafton vetëm për një ditë punë në fermat e tyre. Ndaj ata kërkojnë që të rishikohet skema.

Po ashtu mësohet se AZHBR ka ngritur një komision kontrolli i cili do zbresë në drejtoritë e bujqësisë në qarqe (Agjensia Rajonale e  Ekstensionit Bujqesore   AREB)  për të kontrolluar se si është zbatuar skema e naftës pa akcisë për fermerët, e cila u dha vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit./Syri