6 të plagosur drejt spitalit të Traumës pas aksidentit të fortë
Gusht 25, 2021 08:06 Europe/Tirane
Gjashtë persona janë dërguar të plagosur nga Kurbini, drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pas një përplasjeje të fuqishme makinash tek Mbikalimi i Patokut. Pamjet e dërguara nga gazetari i SYRI TV tregojnë sa rëndë janë shkatërruar makinat.
Policia tha se aksidenti ndodhi sot rreth orës 9:30 , në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut", ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T me mjetin e drejtuar nga R.M
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes," përfundoi Policia./Syri