Gusht 25, 2021 08:06 Europe/Tirane
  • 6 të plagosur drejt spitalit të Traumës pas aksidentit të fortë

Gjashtë persona janë dërguar të plagosur nga Kurbini, drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pas një përplasjeje të fuqishme makinash tek Mbikalimi i Patokut. Pamjet e dërguara nga gazetari i SYRI TV tregojnë sa rëndë janë shkatërruar makinat.

Policia tha se aksidenti ndodhi sot rreth orës 9:30 , në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut", ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T me mjetin e drejtuar nga R.M

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes," përfundoi Policia./Syri