Propaganda me afganët/ Si u kërcënuan gazetarët për ‘shfaqjen’ e Ramës
Pasi Zëri i Amerikës lajmëroi se pas mesnatës në Rinas do mbërrinte avioni i parë me Afganë, mediat u stacionuan në aeroport që në orën 23:00.
Por teksa prisnin të filmonin, ndodhi e papritura. Mediat u kërënuan se nuk lejohen të publikojnë pamjet e afganëve për kushte sigurie.
Megjithatë, siç denoncon gazetari Isa Myzyraj, kur afganët mbërritën, nisi një shfaqje propagandistike në rrjetin social të kryeministrit, i cili nuk denjoi as të mbulonte fytyrat e tyre, siç bëri edhe në Durrës të premten.
Na thanë se “Media nuk do të lejohet që të futet brenda, pasi nuk duam të bëjmë publike fytyrat e afganëve”.
Na kërcënuan madje, që nëse arrijmë të marrin ndonjë pamje dhe e publikojmë, do të përballeshim me policinë.
Na lanë duke pritur nga ora 23:00 deri në orën 05:00, jashtë gardhit të aeroportit, ndërsa ne përpiqeshim të kapnim të paktën ndonjë zhurme te avionit qe ulej.
Ne fund, nga facebook-u i kryeministrit u shfaq një "live" e turpshme, edhe me fytyrat e afganëve, teksa zbrisnin në tokën shqiptare.
U shfaqën pamje të kuruara, e të përzgjedhura me kujdes nga zyrat propagandistike qeveritare, dhe iu servir medias si material i gatshëm për transmetim.
Shame”, shkruan gazetari./Syri