Gusht 31, 2021 16:49 Europe/Tirane
  • Rama: Shqipëria si Rusia me dosjet

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se shumë dokumente të së shkuarës diktatoriale në Shqipëri janë zhdukur për shkak të neglizhencës ndaj zbardhjes së kësaj periudhe.

Në një ekspozitë me fakte nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Rama fajësoi të djathtën se nuk e kreu këtë detyrë.Ndërsa një nga ish të persekutuarit e kohës bëri thirrje për kërkim e eshtrave të të pushkatuarve.

Historitë e të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë të regjimit diktatorial në Shqipëri në shumicën e herëve janë zbardhur nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Mirëpo me kalimin e viteve këto dosje janë zhdukur bashkë me të vërtetën dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për to. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë një ekspozitë të posaçme të hapur në Tiranë mbi viktimat e komunizmit. Do të duhej të kishte nisur qysh në krye të herës, do duhej që shembulli brilant i Gjermanisë apo edhe të tjerë, të ishin pasuar nga Shqipëria herët dhe jo Shqipëria të mbetej siç ne e gjetëm më 2013-ën, i vetmi vend së bashku me Rusinë dhe asnjë tjetër nga vendet e ish-Perandorisë Komuniste, që nuk ishte bërë asgjë për të hedhur dritë mbi faktet që lidhen me persekutimet. Miratimi i ligjit ndodhi dy vite më vonë, në 2015, dhe çuditërisht edhe në atë rast pati rezistencë nga ata të cilët duhet ta kishin këtë projekt kalin e tyre të betejës për një Shqipëri më të drejtë dhe një Shqipëri më të gatshme për tu ballafaquar me të kaluarën. Asgjë nuk bënë realisht sepse hapësirat e tjera të krijuara në këtë periudhë i përkasin një kohe shumë më të vonë sesa mundësia për tu vënë në dispozicion të publikut. Veç mungesës së zbardhjes së të vertetës, ish të përndjekurit ende nuk kanë marrë dëmpshpërblim për vitet e burgut. "Unë 24 vjet të jetës time i kalova burgjeve. Edhe një diçka do i thosha Zotit Kryeministër, në mënyrë të veçantë, unë kam punuar në Spaç 8 vite nuk lëviza që andej. Shkoj marr dokumentin që kam qenë në Spaç, dhe fletën e lirimit, ata të Korçës,më thanë që na e sill të shohim mos ke qenë në galeri apo kuzhineri. Ç farë të them unë tani. Ligjin e dini vet. Edhe punëtor të kisha qenë. Shikojeni njëherë këtë. Unë jam 82 vite, se di edhe sa do rrojë". Veç dëmshpërblimeve dhe mungesës së rehabilimit, të shtypurit e asaj kohe dhe familjarët e tyre ende nuk kanë gjetur edhe eshtrat e të pushkatuarve. Që pas rënies së komunizmit jane krijuar një seri strukturash e ligjesh, por ende jane shumë të vrarë pa varr./parstoday/