Shtator 01, 2021 12:19 Europe/Tirane
  • Nga Qyteti Studenti në Lezhë/ Zhvendosen rreth 300 afganë në struktura hotelerie

Pasditen e sotme, qytetarët afganë që pak ditë më parë u strehuan në Qytetin Studenti janë larguar.

Rreth 300 afganë janë zhvendosur në Lezhë, sipas raportimeve në media.

Refugjatët janë strehuar në struktura hotelerie të qytetit të Lezhës.

Mësohet se në Qytet Studenti, afganët akomodohen derisa plotësojnë dokumentet për mbrojtjen e përkohshme./Syri