Shtator 07, 2021 11:40 Europe/Tirane
  • PAMJE TE RENDA/ Aksidentohen policët, ambulanca ngec në trafik

Aksidentohen dhe plagosen dy punonjës të policisë efektivë “Shqiponja” që patrullonin me motor në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë, te Kopshti Botanik

Ambulanca është vonuar për shkak se është bollokuar në trafik, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodheshin dy efektivët e shtirë në tokë.

Njëri prej të plagosurve ka plagë të rënda.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës  10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Syri