Shtator 15, 2021 12:27 Europe/Tirane
  • Kryesia e FRPD dënon aktin e Bashës: Referendum për vendimin për Berishën

Të rinjtë e Partisë Demokratike dënojnë aktin e Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Gjatë ditës së sotme mesohet se, Kryesia e FRPD i ka dërguar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut te Keshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas perjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Letra e plotë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratke Gazment Bardhi dhe Kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Peticion lidhur me vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetit Prof. Dok. Sali Berisha

Të nderuar

Po ju drejtohemi, npërmjet këtij peticioni lidhur me situatën e pa precedent të krijuar nga vendimi personal i Kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i deputetit, Profesor Doktor Sali Berisha.

Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të stautit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë dhe të parikuperushme të saj kërkojmë që ky veprim ti nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë./Syri