Përfundon betimi i qeverisë 'Rama 3' tek Presidenti
Ka përfunduar betimi i qeverisë Rama3 tek Presidenti Ilir Meta pa praninë e mediave brenda pak minutash dhe kryeministri me ministrat janë parë duke dalë nga Presidenti dhe më këmbë i janë drejtuar kryeministrisë për mbledhjen e tyre të parë.
Kabineti i ri qeveritar
Zoti Edi Rama- Kryeministër;Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve./syri/