Shtator 22, 2021 09:02 Europe/Tirane
  • Shehu: Të rivaksinohen ata të dozave kineze, të ulet mosha e vaksinimit

Kjo Qeveri nuk po kupton se çfarë po ndodh, jo më të veprojë!"

Sipas të gjithë të dhënave shkencore ndërkombëtare tashmë:

Në Europë në qarkullim është në 99% të rasteve, varianti Delta, ku efekti i vaksinave të paçertifikuara si psh ajo kineze, është shumë - shumë i dobët.

Imuniteti i grupit sigurues është 85% e popullsisë, ndërsa ne kemi të vaksinuar me dy dozat vetëm 28 %, dhe kjo në shumicën dërrmuese me vaksinën e paçertifikuar kineze. Sa për imunitetin, nga sëmundshmëria jemi shumë larg akoma.

Mosha e të prekurve është ulur ndjeshëm duke filluar tashmë që prej moshës 5-vjeçare.

Mosha e përdorimit të vaksinave të çertifikuara tashmë rekomandohet prej 5 vjeç.

Përdorimi i dozës së tretë të vaksinimit së fundmi po hyn në protokoll të zakonshëm.

Ndërsa Rama, qeveria e ai “Komitet” nuk thonë e nuk bëjnë asgjë.

Përpara se të jetë tepër vonë e ne të ndodhemi në një situatë edhe më tragjike se ajo e muajve që kaluam me 16 mijë vdekje, humbje masive shëndeti e vlerash financiare nga qytetarët jam i detyruar të kërkoj përsëri:

1 -Vazhdimin e vaksinimit vetëm me vaksinat e çertifikuara nga EMA.

2 -Rivaksinim të plotë të atyre që janë vaksinuar me ato vaksinat e paçertifikuara.

3 -Uljen urgjente të moshës së vaksinimit në 11 vjeç, për të kaluar më tej në 5 vjeç, në përputhje me standartet europiane.

3 -Fillimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinimit.

4 - Konsolidimin e të gjitha masave të tjera për forcimin e zgjerimin e gamës së procedurave të sistemit parësor, përgatitjes së spitaleve periferike e shërbimeve të reanimacionit, mbrojtjes së personelit shëndetësor, liberalizimit të testimeve etj.

Indekset e deritanishme epidemiologjike, numri i vdekjeve, megjithë shifrat fiktive të komunikuara nga institucionet, janë shumë alarmante e parashikojnë një situatë tejet të vështirë në vazhdim, gjë që kërkon masa energjike, gjithëpërfshirëse e urgjente. E vërteta e humbjeve të jetëve nuk mund të fshihet gjatë, ajo del siç ka dalë dhe deri më tashti./Syri