Shtator 22, 2021 13:47 Europe/Tirane
  • Berisha: Pengu i Ramës nuk e pengon dot Kuvendin e demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas komenteve të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se nuk do të lejohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar. Berisha tha se Kuvendi Kombëtar do mblidhet, ndërsa theksoi se Basha është peng i Ramës.

Për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozitë.

Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD, dhe askush që tmerrohet prej tij, nuk mund ta pengojë.

Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie, por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng-Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës.

PD nuk i duhet një lider i kapur peng, që bën pazar me Ramën dhe shpall non-grata bazën e partisë, i tmerruar prej saj./Syri