Shtator 22, 2021 13:58 Europe/Tirane
  • Infektimet në rritje, komiteti nuk i ndryshon masat anti-Covid

Edhe pse vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në vend, Komiteti Teknik ka vendosur të mos ndryshojë asnjë masë anti-Covid.

Sipas kryetares së komitetit, Mira Rakacolli, këto dy janë kanë qenë të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë të njëjtat masa që janë marrë me herët.

Bëhet fjalë për orën policore nga 22:00 deri në orën 06:00, karantinimin për personat që hyjnë në Shqipëri dhe nuk janë as të vaksinuar, apo nuk kanë një test negativ.

Gjithashtu do të vazhdojnë te jenë në fuqi edhe masat e tjera që janë marrë./Syri