Tabaku jep fakte për shtrenjtimin e jetesës: Mesazhi i Ramës është 'Varfëro'
Shtator 26, 2021 12:59 Europe/Tirane
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur si përherë me fakte, vetëm me fakte dhe shifra për atë që është makthi i çdo qytetari shqiptar sot: shtrenjtimin e jetesës.
Rritje dhe vetëm rritje çmimesh, krahasuar me një vit më parë, në ushqime, në transport, në qera banimi. Tabela në vijim e përpunuar prej saj, që nuk ka nevojë për koment, ka një shpjegim logjik pse është e tillë:
Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës - thekson Tabaku. - Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë./Syri