Tetor 12, 2021 14:17 Europe/Tirane
  • Policia aksion në Durrës, sekuestrohen dy mina me telekomandë

Policia e Durrësit ka kryer një aksion të shpejtë këtë mbrëmje. Sipas burimeve, janë sekuestruar deri më tani dy mina me telekomandë, ndërsa është vënë në pranga një person.

Aksioni vazhdon për të arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Bëhet me dije se minat telekomandë kanë qenë duke u transportuar me automjet./Syri