Situatë shqetësuese/ 10 të vdekur nga koronavirusi, 435 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2,193 testime, 435 qytetarë kanë rezutuar të infektuar me koronavirus.
E lartë mbetet edhe shifra e fataliteve në 24 orët e fundit, ku kanë humbur jetën në spitalet COVID 10 pacientë.
Ndërkohë janë shëruar 446 qytetarë, duke e çuar në 168,883 numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen. Në të gjithë vendin llogariten 6,268 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
ituata e 24 orëve të fundit
Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.
Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova.
Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 435Të shëruar në 24 orë 446Të shtruar në spitale 163Humbje jete në 24 orë 10Testime ditore 2,193
Testime totale 1,259,366Raste pozitive 177,971Raste të shëruara 168,883Raste Aktive 6,268Humbje jete 2,820
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,997Durrës 721Fier 704Shkodër 514Elbasan 231Gjirokastër 205Berat 194Lezhë 188Vlorë 121Korçë 155Kukës 156Dibër 82/Syri