‘Me qëlloi me grusht’, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Selenicës
Tetor 21, 2021 13:58 Europe/Tirane
Është zbuluar shkaku i dhunimit të kreut të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj, nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. Mësohet se debati ka ndodhur për linjën e furgonëve Vlorë Sevaster.
Kryebashkiaku dhe autori i sulmit, janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.
ABC ka zbardhur dëshminë e dhënë nga kryebashkiaku lidhur me këtë incident.
“Të dy kanë pasur licenca nuk kam favorizuar asnjë. Kam kërkuar të zgjidhin problemet e orarit. Më qëlloi direkt me grusht.”/Syri