Tetor 25, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Helmohen 50 qytetarë nga uji në Krujë, Rama kishte inauguruar Ujësjellësin para 25 prillit

Mësohet se 50 qytetarë janë helmuar në qytetin e Krujës. Ky helmim dyshohet se është shkaktuar nga uji i pijshëm.

Qytetarët janë paraqitur në Urgjencën e Krujës, me shenja thuajse të njëjta.

Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më tej janë larguar për në banesa.

Kujtojmë se Ujësjellësi u inagurua nga Rama para zgjedhjeve të 25 prillit dhe që atëherë u tha që uji që piu kryeministri u dërgua me zjarrfikëse, pasi ujësjellësi nuk funksiononte./Syri