Tetor 25, 2021 12:00 Europe/Tirane
  • Lumi Vjosë kthehet në landfill, banorët kërkojnë përgjigje

Një pjesë e konsiderueshme e luginës së lumit Vjosë që shtrihet përgjatë fshatrave të Novoselës, është kthyer në landfill mbetjesh urbane.

Ndotja është kthyer në shqetësim për banorët, të cilët kërkojnë zgjidhje të përhershme nga bashkia.

Ndotjes masive për shkak të mungesës së pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk i ka shpëtuar as zona e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Një pjesë e madhe e luginës së lumit Vjosë është pushtuar nga mbetjet urbane, të cilat hidhen nga fshatrat përgjatë këtij lumi.

Banorët e 12 fshatrave në zonën e Novoselës, ankohen se bashkia e Vlorës nuk i pastron mbetjet, ndaj dhe detyrohen që plehrat t`i hedhin përgjatë luginës së lumit.

Banorët e Mifolit dhe fshatrave të tjerë në Novoselë, kërkojnë zgjidhje përfundimtare për çështjen e mbetjeve, pasi situata është kthyer në shqetësim jo vetëm për shkak të ndotjes, por plehrat po dëmtojnë edhe pronat e tyre./Syri