Tetor 26, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Sondazhi: Të rinjtë mbështesin masivisht Berishën

Foltorja e liderit historik demokrat, Sali Berisha, ka zbuluar një fakt shumë interesant: të rinjtë e mbështesin masivisht këtë lëvizje dhe drejtuesin e saj. Fotot dhe videot nga takimet e zhvilluara në qytete, por edhe bisedat e ish-kryeministrit Sali Berisha në zyrën e tij me të rinjtë, e konfirmojnë një fakt të tillë.

Por një sondazh i publikuar në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e kaluar i ka vënë vulën këtij konstatimi.

Sipas sondazhit të publikuar nga eksperti Blerim Gjeladini, Sali Berisha ka dy herë më shumë pëlqime se Lulzim Basha në median sociale.

Mbështetur në analizën e 36.708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10.631 persona kualitativë, nga 10 mijë përdorues të Facebook, 36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha. Janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë,” tha Gjeladini.

Duke e ditur se rrjetet sociale përdoren në mënyrë masive nga të rinjtë, e kupton se kjo diferencë është e jashtëzakonshme dhe shumë e rëndësishme.

Vetë Gjeladini ka sqaruar sot se studimi është bazuar në plot 500 mijë reagime të analizuara. Sipas tij, kampionët janë shumë cilësorë.

Lideri historik demokrat ka premtuar se Foltorja jo vetëm do të bashkojë të djathtën, por do i rezervojë një vend shumë të rëndësishëm në PD prurjeve të reja dhe thithjes së të rinjve./Syri