Nëntor 01, 2021 15:01 Europe/Tirane
  • 'Show e hipokrizi për maskat' te Shëndetësia, Manastirliu përplaset me deputetët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu debatoi me deputetët e opozitës, gjatë seancës dëgjimore, në komisionin e shëndetësisë. Ndërsa ministrja u kërkoi deputetëve të opozitës, të vendosin maskat anti Covid, ata i kujtuan, se qeveria nuk po respekton masat, duke lejuar grumbullimet, në stadium, auditore dhe evente publike.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u gjend në një situatë jo të favorshme, gjatë mbledhjes së komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, pasi deputetët opozitarë i kujtuan standardet e dyfishta të qeverisë, e cila kërkon respektimin e masave anti Covid, dhe nga ana tjetër, nuk i respekton ato, duke lejuar grumbullimet në stadium, autobusë, apo në evente publike.

Mbledhja nisi me tensione, pasi, ministrja e Shëndetësisë, e cila po raporte në komision, u kërkoi deputeteve të opozitës të vendosnin maskat anti Covid, çfarë u intepretua si hiprokrizi nga ana e demokratëve, të cilët sollën në kujtesë se maskat nuk përdoren në ambiente me grumbullime të mëdha.

Ministrja Manastirliu dhe Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kaluan në sulme personale, pasi Vokshi i kërkoi ministres ti përgjigje pyetjeve konkrete për rimbursimin e mësuesve të prekur me Covid.

Manastirliu bëri me dije se deri më tani janë vaksinuar 28,512 mësues, duke theksuar se mbi 90 % e mësuesve në shkollat fillore dhe të mesme rezultojnë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë.

Në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, opozita ngrit si shqetësim, mungesën e ministres së Arsimit Evis Kushi, me pretendimin se ministrja duhet të linte angazhimet e tjera dhe të raporte në Kuvend për situatën e Covid në shkolla./Syri