Nëntor 06, 2021 07:56 Europe/Tirane
  • Aksident me vdekje në mesnatë, përplasen 'kokë më kokë' dy automjete

Aksident me vdekje në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:35 minuta të mbrëmjes së sotme.

Dy automjete, një 'Audi' dhe një 'Volkswagen'  janë përplasur me njëri-tjetrin. 

Për pasojë ka ndërruar jetë një grua me inicialet Xh. Ç e cila ndodhej pasagjere në automjetin 'Volkswagen', ndërsa është plagosur bashkëshorti i saj, drejtuesi i automjetit, P.Ç. 

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak 

Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin P. Ç..

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja  e tij shtetësja Xh. Ç.,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Syri