Aksident me vdekje në mesnatë, përplasen 'kokë më kokë' dy automjete
Aksident me vdekje në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:35 minuta të mbrëmjes së sotme.
Dy automjete, një 'Audi' dhe një 'Volkswagen' janë përplasur me njëri-tjetrin.
Për pasojë ka ndërruar jetë një grua me inicialet Xh. Ç e cila ndodhej pasagjere në automjetin 'Volkswagen', ndërsa është plagosur bashkëshorti i saj, drejtuesi i automjetit, P.Ç.
Njoftimi i policisë
Krujë/Informacion paraprak
Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin P. Ç..
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Syri