Nëntor 24, 2021 17:25 Europe/Tirane
  • Berisha: Rama e mban peng Bashën me çështjen ‘Toyota Yaris’

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbajtjes së “Foltores” në Burrel ka folur për çështjen që sipas tij Rama mban peng Bashën. Berisha i kërkoi kreut të PD që të sqarojë aferën “Toyota Yaris”, duke e akuzuar se ka ndarë paratë me kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

3-4 ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Tani do t’i them: peng Basha në qoftë se Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyota Yaris’ në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng me ‘Toyota Yaris’ Lulzim Bashën sa për dijeni”, u shpreh ish-kreu i PD. Berisha tregoi se për këtë çështje ka pyetur Bashën pas denoncimit në Parlament por nuk ka marrë një përgjigje se nga e ka marrë informacionin. Ish-kryeministri gjithashtu tha se hetuesit nga Belgjika kanë kërkuar që ta marrin në pyetje për këtë denoncim por “Basha iu fshihet”. “Ku e mësove këtë i thashë, më informuan tha. Por e çuditshme ishte kjo, eurot erdhën, por nuk u kthyen. I thashë pse nuk u kthyen ato euro pasi ti njoftove, epo tha ndiqeshin me GPS. Ashtu i thashë unë, mirë. I ndiqnin me GPS. Çudi i them unë, shumë çudi kjo punë. Eurot nuk u kthyen mbrapsht, ndonëse kishin 3 ditë për t’u kthyer e për të shkuar dhe në Australi apo Afrikë e Jugut po të donin. Erdhën në Durrës 1.5 milionë euro më pak”, tha Berisha. Në anën tjetër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Tëitter ku ka thënë ndjen “keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit”. “Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha./ParsToday