Dega 9 e PD vendos unanimisht: Njohim vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit
Nëntor 26, 2021 07:04 Europe/Tirane
Kryesia e PD, dega numër 9 në Tiranë, ka vendosur në mënyrë unanime që të njohë vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit.
Në mbledhjen e kryesisë, ku morën pjesë 25 anëtarë nga 34 në total, u vlerësua se Kuvendi i 18 dhjetorit është ilegjitim.
Në mbledhje nuk morën pjesë 9 anëtarë, dy prej të cilëve pasi ndodhen jashtë vendit, dy pasi kanë probleme shëndetësore.
Në vendim thuhet e Kuvendi i 11 dhjetorit “do të shënojë një ditë historike për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Vendimi u miratua nga 25 anëtarët e kryesisë, pa asnjë votë kundër apo abstenim./Syri