Arrestohet pedagogu i Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit
Dhjetor 02, 2021 06:55 Europe/Tirane
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arreston një pedagog të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për pedagogun Qetsor Gurra.
Burimet thonë se në pranga ka rënë edhe një student.
Sipas burimeve, ata akuzohen për korrupsion. Arrestimi vjen një ditë pasi rreth 500 aplikantë iu nënshtruan provimit për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit.
Akademia e Sigurisë është institucioni, i cili merret me rekrutimin e punonjësve të policisë, aplikantët e të cilëve i nënshtrohen një serie provash për të qenë pjesë e uniformave blu./Syri