Dhjetor 05, 2021 07:41 Europe/Tirane
  • Martesat homoseksuale, Ipeshkvi Frendo: Mos të harrojmë të drejtat e shumicës

Ipeshkvi George Frendo, ka komentuar martesat e dy personave të së njëjtës gjini.

Në një intervistë për Ora News, Frendo është shprehur se duhet të respektojmë të drejtat e pakicës, por nuk duhet të harrojmë ato të shumicës. 

Po ashtu ai tha se nuk duhen harruar fëmijët që kanë të drejtë të ketë një familje të qëndrueshme.

"Po flasim shumë për të drejtat e pakicave, duhet ti respektojmë natyrisht por të mos harrojmë të drejtat e shumicës. Mos të flasim vetëm për të drejtat e të rriturve duke harruar të drejtat e fëmijëve.”- shpreh ai.

"Harmonia fetare, realitet i pamohueshëm", Frendo: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetet e tjera

Ipeshkvi George Frendo u shpreh se në vendin tonë ekziston një harmoni mes feve, dhe sipas tij ky është një realitet i pamohueshëm.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, thotë se ka pasur marrëdhënie shumë të mira edhe me komunitetet e tjera.  

"Po ekziston kjo harmoni dhe nuk është vetëm një fasadë, diçka hipokrite por është e sinqertë. Mund te them se kam pasur gjithmonë marrëdhënie  shume të mira me komunitet e tjera"- shprehet ai./ParsToday